Lleshi me misionin e ODIHR:Rritja e transparencës në zgjedhje,pritoritet

Rekomandimet e OSBE-ODIHR janë udhërëfyes në ndërtimin e starategjive të punës së KQZ-së në funksion të përgatitjes dhe përmirësimit të proceseve të ardhshme zgjedhore.Kështu është shprehur Kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi (Lleshi) gjatë takimi me misionin e OSBE-ODIHR-it i cili kryesohet nga  znj. Conny McCormack dhe Steven Martin, Këshilltar për Zgjedhjet i OSBE - ODIHR-it, në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në Shqipëri për të diskutuar për gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013.Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së theksoi se prioritetet e punës së KQZ do të jenë rritja e transperencës së procesit zgjedhor dhe përmirësimi i mëtejshëm i procesit të edukimit zgjedhor duke e zgjeruar me të gjithë aktorët që përfshihen në të,  si dy elementë të rëndësishëm të cilët do të rrisin besimin e qytetarëve tek KQZ.Nga ana e saj Znj. Conny McCormack, vlerësoi bashkëpunimin korekt dhe permanent mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe OSBE - ODIHR-it në funksion të administrimit te procesit brenda standardeve zgjedhore.Znj. McCormack e falenderoi Kryetaren e KQZ-së dhe shprehu vlerësimet maksimale për mirëmenaxhimin e zgjedhjeve të 23 qershorit edhe pse në kushte secifike.