Protesta e 22 studentëve, nuk i pranojnë në praktikë për shkak të diplomave

22 studenteve nga qyteti i Pogradecit, te cilet kane perfunduar studimet bachelor dhe master ne universitetin “Fan Noli” te Korçes u refuzohen diplomat nga Drejtorite Arsimore te Pogradecit dhe Ersekes.Sipas tyre keto institucione, refuzojne diplomat me arsyetimin se nuk kane marre ende titullin mesues dhe kjo gje nuk percaktohet ne diplome,ndaj duke marre shkak nga kjo ata u kane refuzuar futjen ne stazh, duke ju djegur atyre te drejten e dhenies me pas te provimit te shtetit dhe gjetjen e nje pune.I menjehershem ka qene edhe reagimi i rektorit te universitetit “Gjergji Mero”, i cili e ka quajtur veprimin e Drejtorive Arsimore te pa vend. Sipas tij formati i diplomes eshte percaktuar nga Ministria e Arsimit.Refuzimi i 22 diplomave te studenteve te Pogradecit dhe Ersekes eshte kryer pa asnje baze ligjore, pasi ne asnje ligj nuk percaktohet refuzimi i diplomes nese nuk ka te shkruar titullin e profesionit, ne kete rast mesues.Kete lloj titulli e permbanin vetem diplomat e vjetra dhe jo sistemi i kartes se Bolonjes. Studentet shprehen se tashme Drejtorite e Arsimit Pogradec dhe Erseke, do te perballen me gjykaten.