BE “nuk i do” armët kimike, Gjermania e Holanda: Të shkatërrohen në territorin sirian

Ndërsa Organizata për Ndalimin e Armëve kimike ka miratuar një plan për shkatërrimin e 1300 ton të armëve kimike siriane përfshirë këtu gazin mustard dhe sarin, jashtë Sirisë, gjetja e një vendi për këtë proçes po bëhet gjithnjë e më e vështirë.Vendet anëtare dhe jo të BE, të para si një mundësi e mirë për demontimin e armëve të Assad po dezertojnë njëra pas tjetrës, duke u ofruar të gatshme vetëm për mbulimin e pjesës financiare. Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga ministri i jashtëm holandez, Frans Timmermans, i cili deklaroi:“Asnjë vend i BE-së nuk tha “Në rregull, na i sillni ne armët kimike siriane”.Pas refuzimit të Shqipërisë te premten, Belgjika dhe Franca u konsideruan si kandidate të mundshme për ta realizuar këtë detyrë, ku kjo e fundit ka një histori të gjatë në shkatërrimin e armëve kimike nga Lufta e Parë Botërore.Por ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Pieter De Crem, deklaroi sot se lëvizja e atyre armëve është një detyrë mjaft e vështirë, duke refuzuar të përfshihej në një proçes të tillë.Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, e përjashtoi vendin e tij nga një detyrë e tillë. “Kur shikoj anën teknike, shtrirjen gjeografike, atëherë mendoj se një diskutim i tillë nuk ka kuptim”-u shpreh ai.Norvegjia është shprehur se do të dërgojë anije për të ndihmuar në transportimin e armëvë kimike.Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka miratuar një plan për shkatërrimin e 1300 ton të armëve kimike siriane, duke përfshirë këtu gazin mustard dhe sarin jashtë Sirisë, por i duhet ende të gjejë një vend që të pranojë të realizojë këtë operacion të vështirë.Dhe pse ONAK nuk ka publikuar ende emrat e vendeve ku mund të shkatërrohen armët kimike siriane, është shprehur e sigurt se do t’i asgjësojë këto armë deri në mes të vitit 2014.