SHBA, rrezik tornadosh në Perëndim
Moti i keq ka përfshirë gjithë pjesën e mesme në perëndim të Shteteve të Bashkuara, me disa tornado që kanë goditur qytete të Illinois, duke detyruar edhe ndërprerjen e një ndeshjeje të NFL, për shkak të stuhisë.Tornado të mëdha, që lëvizin shumë shpejt, kanë rënë tashmë edhe pranë Washington-it, pikërisht në Peoria dhe Frankfort, si dhe në periferitë jugore të Chicago-s, ka bërë të ditur Shërbimi Meteorolog Kombëtar. Ka pasur shkatërrime të mëdha nga stuhitë.Paralajmërime për tornado janë lëshuar nga Michigan në Missouri, ka thënë meteorologia e CNN, Karen Maginnis. Kërcënimet mund të prekin 26 shtete dhe më shumë se 120 milionë njerëz, tha ajo.Parashikuesit e motit thonë se ka shumë mundësi për tornado intensive, të shoqëruar me breshër me një diametër mbi 5 cm, si dhe erëra shkatërrimtare e të neveritshme, pjesa më e madhe me një shpejtësi mbi 35 metër për sekondë pranë vendeve të “syrit” të tornados.Zona e rrezikut përfshin gjithashtu edhe Detroit e Indianapolis. Kjo është një situatë veçanërisht e rrezikshme, thuhej në buletinin informues të lëshuar nga Shërbimi Meteorolog Kombëtar. Ndërsa në Twitter, shërbimi i motit në Indiana-n veriore ka dhënë një mesazh më shumë ogurzi: Vendimi më i keq që mund të bëni sot, është të injoroni paralajmërimet për tornado të fuqishme. Këto stuhi do të jenë të rrezikshme”