Filipine, zhillohen ceremonitë mortore për viktimat e tajfunit

Janë zhvilluar sot në Filipine ceremonitë mortore të viktimave të shkaktuara nga tajfuni “Haiyan”.Në shumë vende, përfshirë në qytetin më të dëmtuar, Taclobanin në krahinën e Lejtes, meshat fetare po realizohen në kisha gjysmë të shkatërruara.Bilanci i plotë i katastrofës është ende i paqartë, për uragani që arriti shpejtësi rekord të erës deri në 500 kilometra në orë ka vrarë të paktën 3 600 persona.Ndërsa dëmet llogariten në miliarda dollarë, Manila zyrtare përballet me një problem urgjent, mbi 500 mijë të pastrehët e shkaktuar prej shkatërrimeve masive.Ndihmat ndërkombëtare, prej disa ditësh janë duke mbërritur në Filipinë, por në kaosin dhe shkatërrimin që ka përfshirë vendin, shpërndarja e tyre po rezulton tepër e vështirë.