Rusi, rrëzohet aeroplani në Tatarstan, 44 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2013, 18:00
Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se 44 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni “Boeing 737” rreth orës 15:35 në aeroportin e Kazanit, në Republikën Ruse të Tatarstanit.Avioni është rrëzuar dhe ka shpërthyer sapo ka prekur pistën në aeroportin e qytetit Kazan.Autoritetet ruse raportojnë se nga shpërthimi i avionit nuk ka asnjë të mbijetuar.Zëdhënësja e Ministrisë, Irina Rossius, është shprehur se avioni ishte nisur nga aeroporti i Moskës dhe ka shpërthyer teksa po ulej në Kazan, kryeqyteti i Republikës Ruse të Tatarstanit.Aeroplani ishte nisur nga Moska me 44 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.Mes viktimave raportohet të jenë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.