Mandela vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2013, 14:30
Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, vazhdon të jetë e rëndë, ka thënë ish-bashkëshortja e tij, Vini Madikzela.Ajo ka thënë se Mandela nuk është në gjendje të flasë, për shkak të një gypi në fyt, përmes të cilit i pastrohen mushkëritë.Mandela, 95 vjeç, vuan nga një infeskion i rëndë në mushkëri dhe që në muajin shtator po shërohet në shtëpi.Mandela është i njohur në botë për luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut dhe pastaj për nxitjen e pajtimit midis racave.Ai është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 1993 dhe është zgjedhur president vitin pasues. Mandela është larguar nga posti më 1999, pas një mandati në detyrë.