Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës që ka tronditur të shtunën Kabulin.Policia afgane ka thënë se të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine pranë objektit, ku mijëra afganë me ndikim do të mblidhen javën e ardhshme për të debatuar marrëveshjen e sigurisë ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara.Ministria e Brendshme ka thënë se një nga të vrarët është ushtar.Rreth 3,000 pleq fisnorë dhe figura të tjera të shquara nga i gjithë Afganistani do të mblidhen më 21 nëntor, për të diskutuar marrëveshjen, e cila do t’iu lejojë trupave amerikane të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare në vitin 2014.