Vdes nobelistja britanike Doris Lessing
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2013, 17:30
Shkrimtarja britanike, Doris Lessing, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.Në deklaratën e botuesit të saj, Harper Collins, thuhet se Lessing “ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Londër, në orët e hershme të mëngjesit”.Veprat e saj të njohura përfshijnë “The Golden Notebook”, “Memoirs of a Survivor” dhe “The Summer Before the Dark”.Lessing ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2007.