Vietnam, 31 të vdekur nga përmbytjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2013, 10:08
Ka arritur në 31 numri i viktimave nga përmbutjet në Vietnam.Zyrtarë të emergjencave thanë sot se rreth 80 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat u përmbysën nga shirat e furishme që përfshin vendin.Sipas Qendrës Hidrometeorologjike në këtë vend, shirat e rrëmbyeshëm të ciklit Zoraida, kanë goditur gjithsej pesë province, dhe nuk kanë pushuar që nga e enjtja deri të dielën vonë.Sipas zyrtarëve pritet që një pjesë e ujit të tërhiqet, deri sot gjatë mbrëmjes, duke mundësuar kthimin e disa banorëve nëpër shtëpitë e tyre.