Hollande viziton për herë të parë Izraelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2013, 16:48
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Izrael.Kjo është vizita e tij e parë në shtetin hebre që kur është zgjedhur president në vitin 2012.Gjatë udhëtimit treditor, ai do të vizitojë edhe territoret palestineze, si dhe do të bisedojë për procesin e paqes në këtë rajon.Hollande do të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë dhe njëra prej temave të diskutimit do të jetë edhe fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik.