Musharraf do të gjykohet për tradhëti
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudry Nisar Ali Khan, ka bërë të ditur se ish-presidenti i vendit, Pervez Musharraf, do të gjykohet për tradhëti.Khan ka thënë se qeveria akuzon Musharrafin sipas Nenit 6 të Kushtetutës për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2007 dhe tejkalim të Kushtetutës.Ministri i Brendshëm ka thënë se Shefi i Drejtësisë do të marrë të hënën letër nga qeveria, me të cilën kërkohet themelimi i një tribunali prej gjykatësish të lartë për të dëgjuar rastin kundër Musharrafit.Qeveria po ashtu do të shpallë prokurorin special të hënën.Musharraf do të jetë sunduesi i parë ushtarak që gjykohet për tradhëti në Pakistan - vendin, i cili ka përjetuar tre grusht-shtete ushtarake që kur ka fituar pavarësinë në vitin 1947.