Siri, bombë ndërtesës së qeverisë, 31 të vdekur

Të paktën 31 ushtarë, mes tyre edhe 4 oficerë, raportohen të vdekur pas një sulmi të fuqishëm me bomba, që ka pasur për objektiv ndërtesën qeveritare në periferi të Damask, ka bërë të ditur grupi monitorues.Observatori Sirian i Të drejtave të Njeriut, me bazë në Londër, tha se shpërthimi i natës së ditës së diel ndodhi në Harasta, periferi në veri-lindje të kryeqytetin sirian.“4 gjeneralë dhe 1 gjeneral brigade ishin mes 31 trupave të vrarë në sulmin me bomba, që shkaktoi rrëzimin e një ndërtese, në bazën e transportit të ushtrisë në Harasta”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i grupit monitorues.Koha e sulmit është domethënëse, pasi vjen pas një tjetër sulmi madhor të regjimit ndaj pozicioneve të rebelëve në të gjithë periferitë e Damaskut, tha Abdel Rahman për agjencinë e lajmeve AFP.Bomba duket se është vendosur “ose brenda, ose nën ndërtesë, pra në një tunel”, shtoi ai, duke sugjeruar se ka mundësi që ndonjë rebel të jetë infiltruar në bazën e ushtrisë.Observatori sirian shtoi se nuk është e qartë se ç’lloj bombe është përdorur, por thjesht konfirmoi se nga fuqia e shpërthimit, ndërtesa u shkrumbua tërësisht në tokë. Ende nuk ka konfirmime nga media qeveritare, apo zyrtarë të Sirisë