Hollande: Izraeli duhet ta ndalojë ndërtimin e vendbanimeve

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha sot se Izraeli duhet të ndalojë ndërtimet e vendbanimeve, pasi sipas tij, ato i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.Gjatë vizitës së parë të tij zyrtare në territoret palestineze, presidenti Hollande, sot është takuar me liderin palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah të Bregut Perëndimor.Pas takimit, Hollande tha se “Franca kërkon ndaljen e plotë të ndërtimit të vendbanimeve” dhe ka shtuar se ndërtimi i vendbanimeve nga Izraeli i “komplikon negociatat” dhe i dëmton përpjekjet për zgjidhje mes dy shteteve.Dje, Francois Hollande ka vizituar Izraelin dhe ka shprehur “mbështetje të palëkundër” për shtetin izraelit dhe ka premtuar se Parisi do të bëjë presion ndaj Teheranit lidhur me programin e tij atomik, në mënyrë që të ketë siguri se Irani nuk po zhvillon armatim bërthamor.