Francë, publikohen fotografitë e Dukeshës Kate

Duka dhe dukesha e Cambridge janë thellësisht të trishtuar për “shkeljen groteske dhe te pajustifikueshme `` të privacisë, nga ana e një reviste e cila ka publikuar fotografi topless të Kate, informon një nga përfaqësuesit e familjes mbretërore. Botimi francez `Closer`` ka stampuar foto të dukeshës gjatë kohës që ajo ndodhej për fundjavë në vilën franceze të nipit të mbretit, Lordit Linley. Bëhet fjalë për 4 faqe fotografish të ciftit dhe Kate në disa prej tyre ishte topless.

Zëdhënësi i zyrës së princit të ëales, thotë se duka dhe dukesha janë shumë të shqetësuar për një fakt të tillë. Atyre u është treguar për planet e revistës për të publikuar fotografitë gjatë mëngjesit në Kuala Lumpur, Malaysi, në turneun e tyre në azinë juglindore. U bë e ditur gjithashtu se edhe gazetave britanike u ishte ofruar posedimi i fotografive, por ata i kanë kthyer mbrapsht. BBC shkruan se cifti mbretëror thotë se fotografitë janë të tepruara dhe se ata janë të shqetësuar për këtë fakt. Ata besojnë se është kaluar linja e kuqe. Çifti nuk arrin të besojë se si dikush mund të realizojë të tilla fotografi e ti publikojë ato. Sipas zyrtarëve britanikë, çifti i ri ndodhej me pushime dhe po shijonte fundjavën.

Publikimi i fotove, është një goditje e rëndë për duken dhe dukeshën e Cambridge. Duket se paparazët nuk duan të lënë të qetë familjen mbretërore, madje princi William beson se veprimet e paparacëve në Paris u bënë shkak të vdkejen e Lady Dianës. Gatishmëria për të publikuar fotot toples të kate, pasoi publikimin e fotografive nudo të princit Harry, kunatit të Kate. Revista `Closer` administrohet nga mondadori, një kompani italiane, që posedohet nga ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni.