“Miss Italia 2012”, 19-vjeçarja nga Siçilia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 10:11
Giusy Buscemi, e lindur në Mazara del Vallo, 19 vjeç, e gjatë 1 metër e 75 centimetra është shpallur “Miss Italia”.Ai që e kurorëzoi në spektaklin maratonë të transmetuar në rrjetin italian RaiUno ka qenë presidenti i jurisë Beppe Fiorello.E diplomuar, pret rezultatet e testit për mjekësi, praktikon kërcimin, e apasionuar pas kinemasë dhe ëndërron të bëhët aktore.Në finale vajza nga Sicilia ka mposhtur konkurrentet Romina Pierdomenico dhe Klaudia Tosonin.Për drejtuesin e njohur të ekranit Fabrizio Frizzi, ky ishte edicioni i fundit që prezantonte “Miss Italia”-n.