Ish-menaxheri e akuzon për drogë, pritet dëshmia e Britney Spears
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 12:13
Ai kërkon që të sillet Britney në bankën e dëshmitarëve gjatë seancave të ardhshme.
Sipas burimeve ai disponon disa dokumente me fakte dhe për të cilat dëshiron që ajo të dëshmojë. Një prej dokumenteve lidhet me një incident në vitin 2007, në të cilën Lufti pretendon se një qen nuhatës kishte gjetur në shtëpinë e Spears një sasi të drogës.
“Ajo duhet të dëshmojë se si qentë nuhatës gjetën tepricat e drogës mbi qilim, ku fëmijët e saj të vegjël luanin gjatë vizitave”, thuhet në një prej dokumenteve.