Mallette: Justin po shndërrohet në një kopje të të atit

Ylli i muzikës, Justin Bieber, është zemëruar me të dashurën e tij Selena Gomez. Bieber urren faktin që e dashura e tij ka krijuar një miqësi të ngushtë me aktorin James Franco."Justin është i nxehur me Selena-n, për atë që ai e konsideron lidhje të papërshtatshme me James-in", ka bërë të ditur një burim.Lidhur me këtë rast, nuk kanë munguar arsyetimet e Selenas e cila i ka thënë të dashurit se ata janë vetëm shokë . Madje, sjella e Justin e ka irrituar atë duke i thënë që mos të sillet si një fëmijë i llastuar", ka thënë burimi.Kjo xhelozi e Justin, është parë me shqetësim edhe nga e ëma e tij, Pattie Mallette, e cila thotë se shqetësohet pasi i biri po shndërrohet në një kopje të babait të tij, një ish vartës i drogës dhe ka insistuar që ai të shkoj në orët për menaxhimin e zemërimit. "Ai është nën stres dhe nuk ka kontroll", ka shtuar burimi.