Adele hyn në Guinness
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 11:09
Këngëtarja Adele me albumin e saj të suksesshëm “21” theu shtatë rekorde të deritanishme botërore. Është ylli i parë muzikor britanik dhe interpretuesi i parë i cili për një kohë rekord arriti shitjen e miliona këngëve dhe albumeve nëpërmjet rrugës digjitale. Është autorja e këngës më të shitur “digjitale”, asaj “Rolling in the Deep” në SHBA dhe Britaninë e Madhe në vitin 2011, ndërsa “21” është albumi digjital më i shitur në SHBA dhe Britani.
Kur është në pyetje shitja e totale e këngëve dhe albumeve nëpërmjet rrugës dixhitale, Rihanna shënoi një rekord të ri botëror, gjatë karrierës së saj ka shitur më shumë se 47 milionë kopje të këngëve të saja dhe atë vetëm në SHBA, njoftojnë mediet e huaja.