Pas Kate edhe princi William do të shfaqet nudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 10:53
Pas fotografive topless të princeshës Kate Middleton, pritet që të publikohen edhe fotot nudo të bashkëshortit të saj, princit Williams.
Gazetat britanike shkruajnë për ekzistencën e një seti prej 270 fotosh, në të cilat shfaqet nudo edhe princi William.
Por nuk mbaron me kaq!! Gazetari i “The Telegraph” William Foxton flet edhe për ekzistencën e një videoje, ku princi duket siç e ka bërë nëna. Sipas tij, kjo video është shumë më e sikletshme në krahasim me fotot e princit Harry nudo, apo imazhet e princeshës topless.
Sipas gazetarit Foxton, kjo video ka qenë shkaku kryesor që Oborri Mbretëror reagoi aq ashpër ndaj publikimit të fotografive, deri në atë pikë sa e çoi çështjen në gjykatë.