Rita Ora përfundon xhirimet e klipit, largohet nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 10:23
Pas disa ditësh qëndrimi në vendin e saj të origjinës këngëtarja Rita Ora është larguar ditën e hënë në mëngjes.Sipas një publikimi në profilin e saj në Twitter, Ora ka njoftuar fansat e saj se ka udhëtuar përmes Stambollit në Los Angelos.“Në aeroplan nga Stambolli për në Los Angeles. 12 orë. Gjumë. Video që mezi pres ta shihni ju”,- ka shkruar Rita.Këngëtarja ka përfunduar në Kosovë xhirimet e klipit të saj më të fundit “Shine Your Light”