Shakira zbulon seksin e fëmijës: Është djalë

Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira pret të lindi një djalë.Shakira është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë dhënë një kanali gjerman, ajo zbuloi seksin e fëmijës së saj, duke thënë se po prêt të lindi një djalë.Kur gazetari i tregoi Shakirës disa fotografi të djalit të tij, ajo ka thënë se ndoshta në të ardhmen fëmijët e tyre mund të lozin bashkë. Pyetjes së gazetarit nëse fëmija që ajo po pret është djalë, këngëtarja duke qeshur i është përgjigjur “po”.Duke folur për partnerin e saj Pique, Shakira theksoi se ai është gjëja më e mire që ka ndodhur në jetën e saj, dhe është shumë e lumtur që do të kenë një fëmijë sëbashku.Megjithatë, ylli i muzikës deklaroi se kur djali i saj të lindi dhe të rritet, ajo do ti mësojë atij se si të marrë pjesë në ndryshimin për mirë të botës, që ai duke u rritur të kuptojë se sa e rëndësishme është që të ndihmosh botën në nevojë.