Jessie J së shpejti tullace
Këngëtarja e famshme britanike, Jessie J, para një viti patë bërë të ditur se është e gatshme ti rruaj flokët e saj për bamirësi.Dhe si duket Jessie e ka mbajtur premtimin. Ajo ka bërë të ditur në rrjetin social, Twitter, që do ti rruaj flokët e saj dhe këtë do ta bëj live, në mënyrë që ta shohin edhe fansat e saj.
“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që po bëj të ditur se më në fund do ti rruaj flokët e mija dhe këtë do ta bëj live për të gjithë ju të shihni” ka shkruar këngëtarja.
Më tej ajo ka shkruar se ka qenë duke e pritur kohën e duhur për këtë veprim në mënyrë që të përfitojë sa më shumë para për bamirësi dhe gjithashtu ti përfshij edhe fansat e saj të shumtë në qëllimin e saj bamirës.
Ndërkaq neve na mbetet të shohim se kur saktësisht do të ndodh kjo dhe si do të duket Jessie tullace.