Cameron Diaz: E lumtur që jam 40 vjeç

Ato femra që tremben nga 40-vjetori i lindjes mund të marrin zemër nga Cameron Diaz, e cila në gusht sapo e arriti këtë moshë dhe shprehet që ndihet më mirë se kurrë më parë.

“Për herë të parë në jetën time jam e kënaqur. Jam shumë e lumtur sepse të vjetërohesh është pjesa më e bukur e jetës. Jam më e ditur se kurrë”, shprehet aktorja për revistën "Esquire".

Vetëbesimin ajo e tregoi me disa poza të nxehta që shoqëronin intervistën. Diaz ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm të botës së spektaklit si Justin Timberlake dhe Alex Rodriguez, por kurrë nuk është martuar. E pyetur për këtë, Diaz theksoi: “Mendoj se nuk më pëlqen martesa. Nuk doja të isha e martuar as kur isha 20 dhe as kur mbusha 30 vjeç. Gjithsesi, të shohim në të ardhmen”.

Cameron Diaz ka nisur karrierën si modele para se të bëhej e famshme në Hollivud me komedi si "There`s Something About Mary". Këtë vit ishte në kastin e komedisë "What to Expect When You`re Expecting".