Aktorja Drew Barrymore bëhet nënë

Aktorja Drew Barrymore sjell ne jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë e cila do të quhet Olivia. Lajmi bëhet i ditur nga vet aktorja dhe bashkëshorti i saj Will Kopelman.

“Jemi krenar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë Olivia Barrymore-Kopelman e cila lindi në 26 shtator. Ju falenderojmë për respektimin dhe mbrojtjen e jetës sonë private ne këtë moment kaq të vecantë të jetës sonë” theksoi çifti.

Protagonistja e filmit “ Ëngjëjt e Çarlit” u martua me 37- vjeçarin Will Kopelman I cili është tregëtar veprash arti në një ceremoni hebraike e cila u zhvillua në pronën e tyre në Montesito në Kaliforninë e jugut në muajin qershor.