Gratë e Barak Obamës
Po zhvillohet e ashpër beteja elektorale pëe Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy kandidatët, Presidenti aktual Barack Obama dhe kandidati Mitt Romney, po përpiqen të bëjnë për vete jo vetëm masën e gjerë të votuesve, përmes premtimesh e historirash që tashmë njihen, por edhe emra të artit dhe kulturës. Nga të dyja anët janë rreshtuar mbështetësit.Ndërsa Romney ka marrë në rradhët e veta femra biznesi ose që kanë lidhje me biznesin si Melania Trump, gruaja bukuroshe e Donald Trump, Jenny Paulson e Meg Whitman, Obama ka rreshtuar një shpurë të tërë aktoresh yje, me miliona fansë nga pas. Kjo u duk edhe në mbrëmjen e fundit të konventës demokrate amerikane në Charlotte në Karolinën e Veriut, ku parakaluan njëra më bukur dhe më e zjarrtë se tjetra, yjet e Hollivudit.Në skenë dhe në prapaskenë këngëtarë dhe aktorë kanë shfaqur hapur mbështetjen e tyre për presidentin aktual të SHBA-ve, Barack Obama. Scarlett Johansson, e cila mbante mbi bluzë flamurin amerikan, nguli këmbë para të rinjve mbi rëndësinë e e të votuarit. Eva Longoria foli mbi fëmijërinë e saj modeste në teksas dhe rëndësinë e arsimimit. Kerry Washington ka ndezur turmën duke thënë “Ne kemi nevojë për të gjithë ju dhe ne do të shkojmë t`i fitojmë këto zgjedhje, sepse ne jemi populli”. Mary J. Blige dhe Marc Anthony folën më shumë përmes këngës, ndërsa Jessica Alba dhe Jared Leto iu dhanë punës pëermes tëeeterit si dy adoleshentë.Dueli presidencial Obama-Romney po zhvillohet edhe mes aktorësh e këngëtaresh. Romney ka synuar të pasurat, ndërsa Obama edhe të bukura edhe me shumë fansë. Republikani ka tërhequr nga vetja gruan e Donald Trumo, ndërsa demokrati që Johanson, Longoria, Alba, etjAktorja me origjinë meksikane është ambasadorja zyrtare e kampit demokrat për fushatën presidenciale. Ajo ndrin në artin e ngritjes së fondeve. Tashmë ajo ka arritur të mbledhë 200-500 mijë dollarë, duke u bërë një nga 60 donatorët më të rëndësishëm në vend. Në konventën e demokratëve, Eva Longoria gjithashtu ka treguar fëmijërinë e saj modeste në Teksas, rëndësinë e arsimimit në në familjen e saj të origjinës meksikane dhe kur punonte në një garazh makinash.“Votoni që të dëgjohet zëri juaj”. Kështu i ëhstë drejtuar turmës Scarlett Johansson, pasi ka treguar për fëmijërinë e saj në New York.Kerry Washington ka evokuar rrënjët e saj afro-amerikane, përpara se t`i drejtohej të gjithë të pranishmëve” Asnjë nga ne nuk mund të heshtë. Ne do t`i fitojmë këto zgjedhje, sepse ne jemi populli”.Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren e kanë ndjekur Konventën nga salla, duke dhënë kontributin e tyre përmes faqes sociale Twitter, ku aktorja ndiqet nga 4 milionë adhurues.