Planet e reja të Jean Dujardin
Jean Dujardin i cili u bë I famshëm në filmin “The artist”, pritet ti bashkohet yllit të kinemasë George Clooney për të luajtur sëbashku në filmin “Thë Monuments Men”Clooney ka marrë përsipër drejtimin e filmit, tema e të cilit flet për një grup njerëzish që përpiqen për të gjetur dhjetra vepra arti të grabitura gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ylli I kinemasë do të mishërojë rolin e George Stout, nje oficeri amerikan I cili arriti të riatdhesojë dhjetra vepra arti të marra nga nazistët.Filmi bazohet në librin “The Monuments Men, Allied Heroes, Nazi Thieves and the Greatest Hunt in history” te Robert M. Edsel.Flitet gjithashtu se përveç Dujardin do marrin pjesë në këtë filëm edhe Cate Blanchett dhe Paul Giamatti. Blanchett është në bisedime për rolin Rose Valland një historiane arti dhe anëtare e rezistencës franceze ndërsa Giamatti për rolin e Lincoln Kirstein themelues i baletit në Nju Jork.Xhirimet e filmit do të zhvillohen në Gjermani, Austri, Angli, Paris dhe pritet të fillojnë në pranverë.George Clooney përveç si aktor dhe drejtor do të marrë pjesë gjithashtu në shkrimin e skenarit dhe në prodhimin e “The Monuments Men”.