"Dear Albania", dokumentari i Eliza Dushkut premierë në kinema
Gjaku shqiptar që rrjedh ne venat e aktores se famshme Hollivudiane ne bote , Eliza Dushku ka shperthyer ne naten madheshtore të shfaqes së premierës së dokumentarit të saj "Dear Albania".Dokumentari i yllit Hollivudian me origjine shqiptare ka zgjuar kureshtjen e një sërë personaliteteve, ku në këtë shfaqen të parë në kinema “Millenium" ka nderuar kryeministri i vendit Sali Berisha, ambasadori italian Massimo Gaiani, artistë të shquar, njerëz të artit, kulturës, kinematografisë, aktorë dhe emrat më në zë të vendit, aktori Blerim Destani si dhe të ftuar specialë nga jashte, të cilët kanë shijuar jo vetëm dokumentarin por edhe prezencën ne vendin tonë të yllit shqiptar Dushku.Organizatori i këtij aktiviteti, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, e ka konsideruar këtë dokumentar, një kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë.Në prezantimin e dokumentarit protagonistja kryesore, Eliza Dushku, e shoqëruar nga fotografi Fadil Berisha dhe vellai i saj Nate, eshte shprehur keranare për prejardhjen e saj dhe optimiste për të ardhmen e këtij vendi.Kjo letër drejtuar Shqipërisë, sic e quajti aktorja Dushku, është xhiruar në qytete të ndryshme, duke nisur me kryeqytetin, për të vijuar me Beratin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Tetovën, Prishtinën, Tropojën, Ulqinin e Shkodrën. Vlerat historike e natyrore, zakonet dhe traditat e shqiptarëve sillen në këtë dokumentar, përmes vizitave që Eliza Dushku zhvillon në qytetet shqiptare.E pyetur nga gazetarët në lidhje me filmat e ardhshem, aktorja Dushku e ka lënë surprizë këtë pjesë. Pjesë e vecantë e ditëve të artit në Tiranë ka qenë edhe modelja e famshme me origjine shqiptare, Anxhela Martini, e cila ne nje intervistë për gazetaret tha se ky dokumentar i zgjon më shumë dëshirën për Shqipërine dhe vendet që ka. Shfaqja e premierës se "Dear Albania" është pjesë e “Tirana Art Days” që Bashkia organizon për tre ditë me radhë.