Iran, të burgosurit politikë hyjnë në grevë

Katër të burgosur politikë në Iran, përfshirë avokatin e njohur të të drejtave të njeriut, Abdolfattah Soltani, kanë hyrë në grevë urie në shenjë proteste me kushtet e burgut.E bija e Soltanit, Maede, ka deklaruar se të burgosurit e kanë nisur grevën më 2 nëntor, për të protestuar kundër mungesës së kujdesit shëndetësor për disidentët e burgut famëkeq Evin dhe shumë burgjeve të tjera në Iran.Soltani është bashkëthemelues i Qëndrës për Mbrojtësit e të Drejtat e Njeriut me nobelisten Shirin Ebadi.  Soltani ishte arrestuar në vitin 2011.Ai është dënuar me 13 vjet burg për akuza të ndryshme, përfshirë akuzat për themelimin e qendrës dhe propagandë kundër shtetit.Në vitin 2009, ai kishte marrë Çmimin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut të Nuremebergut, i cili ka edhe një vlerë monetare prej 15,000 eurove.Ai akuzohet edhe për marrje të parave “jolegjitime”, si referencë për paratë e fituara në kuadër të këtij çmimi.