“Zhduket” anëtarja e burgosur e “Pussy Riot”

Njëra nga anëtaret e burgosura të grupit rus, “Pussy Riot”, është zhdukur, pasi është zhvendosur në një burg të ri, 10 ditë më parë.Burri i Nadezhda Tolokonnikovas, është shprehur për mediat amerikane se nuk ka marrë asnjë lajm nga ajo dhe se vendëndodhja e saj e tanishme është duke u mbajtur sekret.Tolokonnikova dhe një anëtare tjetër e grupit, janë burgosur për shkak të një performance kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në katedralen më të madhe të Moskës, në shkurt të vitit 2012.Ato janë dënuar me nga dy vjet burgim, ndërsa anëtarja e tretë e grupit është liruar me apel.