Izraeli: Rrethim i ri në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë një rrethim përgjatë lumit të Jordanisë, që ndan Bregun Perëndimor me Jordaninë, raportojnë mediat izraelite.Ai planifikon të nisë punën rreth ndërtimit të rrethimit, menjëherë pasi punimet për ndërtimin e një rrethimi të ngjashëm në kufi me Egjipitin, të kenë përfunduar.Plani për ndërtimin e rrethimit vjen në kohën e mosmarrëveshjeve mes Netanyahut dhe liderëve paksitanezë, rreth kontrollit të sigurisë në Luginën e Jordanisë, raporton DPA.Netanyahu insiston se Izraeli duhet të ketë prezencë ushtarake në Luginë, në mënyrë që grupet armiqësore të mos kenë mundësi infiltrimi në Bregun Perëndimor,  që më pas mund të sulmojnë Izraelin.Palestina e konsideron një gjë të tillë të papranueshme.Izraeli tashmë ka një rrethim brenda dhe përgjatë pjesëve së saj të kufirit me Bregun Perëndimor.