Los Anxhelos, të shtëna me armë në aeroport, 1 i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2013, 19:11
Aeroporti ndërkombëtar i Los Anxhelesit, në Shtetet e Bashkuara, është mbyllur pas disa të shtënave që u verifikuan në ambjentet e tij.
Nga zjarri mbeti i vrarë një agjent sigurie dhe më pas vetë autori, edhe ai një agjent, që u qëllua nga kolegët që ndërhynë.Tre persona persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan nga zyrtarë me uniforma në zona të sigurta për t’u mjekuar.Makina të emergjencës dhe forca të shumta policie, të armatosura mirë, u mblodhën në vendin e ngjarjes nga frika e degradimit të situatës apo të ndonjë sulmi terrorist.
Oficerët e sigurisë vrapuan nëpër terminal dhe urdhëruan pasagjerët që të evakuoheshin. Disa prej tyre u dërguan në pistën e avionëve.
Dëshmitari Robert Perez deklaroi për CBS se oficerët e sigurisë së aeroportit klithën për të paralajmëruar se një person ishte i armatosur.
“Unë dëgjova të shtëna dhe të gjithë u shtrinë në tokë”, deklaroi Perez.

