Snowden: I gatshëm të ndihmoj Gjermaninë për përgjimet

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden është i gatshëm ta ndihmoj hetimin e Berlinit, lidhur me përgjimin që SHBA-ja i ka bërë telefonit të  kancelares gjermane, Angela Merkel.Lajmi është bërë i ditur nga Anëtari i Parlamentit të Gjermanisë, Hans-Christian Stroebele i cili është takuar me Eduard Snowden në Rusi.Deputeti gjerman tha se Snowden i ka thënë se parimisht është i gatshëm të paraqes dëshmi për spiunimin e dyshuar të Shteteve të Bashkuara, në Gjermani ose në Rusi.Snowden akuzohet për spiunazh në Shtetet e Bashkuara për shkak të zbulimit të informacioneve sekrete për programet e monitorimit të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën.Akuzat se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar telefonin e kancelares Merkel, kanë shkaktuar zemërim të thellë në Gjermani.Snowdenit i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi.