Kuba mbyll kinematë private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2013, 08:25
Autoritetet kubaneze kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të dhjetra kinemave private dhe lojrave të fatit.Qeveria ka thënë se bizneset “nuk kanë qenë kurrë të autorizuara” dhe ka mbrojtur vendimin e saj për të instaluar “disiplinë” në sektorin privat.Presidenti i shtetit komunist, Raul Castro, i cili ka pasuar vëllain e tij Fidel më 2008, ka ndërmarrë një seri reformash të orientuara në treg.Ai ka hapur për shembull shërbime për vetëpunësim, duke licensuar afro 200 aktivitete, të tilla siç janë kinema apo restorante të vogla.