SHBA, Obama takohet me kryeministrin Maliki
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2013, 09:15
Presidenti amerikan, Barack Obama, takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, i cili gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara.Më herët Maliki është shprehur se po kërkon ndihmë ushtarake amerikane, për të luftuar rrjetin al-Kaida në Irak dhe se vendit të tij i duhet ndihmë ushtarake për të luftuar terrorizmin me të cilin ballafaqohet.Më herët këtë javë, një grup senatorësh amerikanë e ka kritikuar Al-Malikin, në një letër dërguar presidentit amerikan, Barack Obama, duke e fajësuar kryeministrin Maliki se dhuna në Irak është rritur për shkak të aksioneve të qeverisë së tij.