Ekonomi stabël, “Fitch” vlerëson me “BBB” Spanjën
Ekonomia spanjolle ka marrë impulse pozitive, nga rangimi prej statusit “negativ” në atë “stabil”, që i është bërë nga agjencia Fitch gjatë ditës së sotme.Ndryshimi nënkupton që kjo agjenci nuk do ta zbresë klasifikimin e saj për borxhet spanjolle, raporton agjencia e lajmeve DPA.Nëse agjencia Fitch do ta kishte zbritur edhe më shumë klasifikimin e saj, një veprim i tillë do të nënkuptonte që Spanjës do t’i duhej të paguante shkallë më të lartë të interesit për huatë e marra në tregjet ndërkombëtare.Megjithatë, rangimi i ekonomisë spanjolle vazhdon të mbetet tek shifra BBB, vetëm dy shkallë më mirë sesa pozicioni me i ulët që mund ta ketë një ekonomi në këto lloj rangimesh.“Spanja ka shënuar përparim të ndjeshëm” ka shkruar agjencia Fitch. “Autoritetet spanjolle kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme në tregun e punës, sistemin pensional, kornizën financiare dhe sektorin financiar”, ka shtuar më tutje kjo agjenci.Megjithatë Fitch tërheq vëmendjen se Spanja ende mund të përballet me sfida serioze.“Kursi i reformës ka gjasë të nagdalësohet në vitin 2014 dhe 2015, derisa presionet e jashtme ulen ndërsa ato të brendshme rriten, për shkak të zgjedhjeve. Megjithatë reformat e kryera aktualisht, gjithsesi e vendosin vendin në një rrugë më të sigurtë”, thuhet mes të tjerash nga agjencia F