SHBA, do lejohen pajisjet elektronike gjatë udhëtimit me avion

Amerikanët së shpejti do të lejohen, që të përdorin pajisje elektronike gjatë udhëtimit me aeroplanë, por do të kenë edhe disa kufizime.Rregullat e reja, që janë publikuar dje nga Administrata Federale e Aviacionit, zëvendësojnë rregullat e deritashme, gati 50 vjeçare, me të cilat ndalohej përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë ngritjes dhe aterimeve.Sipas ndryshimeve, udhëtarët mund të lexojnë, luajnë lojëra, shikojnë filma dhe mund të dëgjojnë muzikë.Lidhja me Internet ende do të jetë e ndaluar nën një lartësi prej 3047 metrash dhe gjithashtu nuk do të lejohen edhe telefonatat.