SHBA: Bisedimet me militantët, çështje e Pakistanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë komentuar pretendimet se sulmi i telekomanduar i tyre, i cili ka vrarë udhëheqësin e talibanëve pakistanezë, Hakimullah Mesud, ka shkatërruar procesin e saponisur të paqes.Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se bisedimet me militantët janë çështje e brendshme e Pakistanit.Deklarata këmbëngul se Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara “kanë interes të përbashkët strategjik, për t’i dhënë fund dhunës ekstremiste”.Ministri i Brendshëm i Pakistanit ka thënë se sulmi amerikan, i cili ka vrarë Mehsudin të premten, është “sulm mbi procesin e paqes".Chaudhry Nisra ka thënë se do të rishikohet çdo aspekt i bashkëpunimit me SHBA-në.