Kinë, shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh, vriten 11 persona

11 persona janë vrarë  dhe 17 të tjerë janë plagosur, nga një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë.Mediat shtetërore thonë se incidenti ka ndodhur në qytetin Cenksi, të rajonit autonom, Guangksi.Ajencia Xinhua thotë se shumica e viktimave janë punonjëse femra.Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.Industria e fishekzjarreve në Kinë vuan nga standarde të dobëta të sigurisë dhe ka pësuar një varg incidentesh në vitet e fundit.Në muajin shkurt, 11 persona kanë vdekur, pasi një kamion që transportonte fishekzjarre, ka shpërthyer dhe ka shkatërruar një urë në pjesën qëndrore të Kinës.