Pakistan, talibanët me shef të përkohshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2013, 14:15
Talibanët pakistanezë kanë emëruar një shef të ri të përkohshëm, pas vdekjes së liderit të grupit militant, Hakimullah Mehsud, gjatë një sulmi të telekomanduar amerikan.Një komandant talibanez i ka thënë Radios Mashaal, në kushte anonimiteti, se Asmatullah Shaheen Bhittani është emëruar shef i përkohshëm i grupit Tahreek-e-Taliban, të dielen.Zëdhënësi ka thënë se një zëvëndësues i përhershëm për Mehsudin nuk është zgjedhur ende.Mehsud u vra në Vaziristanin Verior të premten.Pakistani ka thirrur për bisedime ambasadorin amerikan për të protestuar kundër sulmit, duke thënë se ai e ka dëmtuar procesin e paqes në këtë vend.