New York, rritet mosha për duhanpirësit
Ata persona që do të lejohen të blejnë paketa cigaresh në New York duhet të jenë nga 18 vjeç në 21 vjeç. Këshilli i këtij qytetit ka votuar pro rritjes së moshës minimale për duhanpirësit.Në pjesën më të madhe të SHBA-ve ekziston një minimum moshor për duhanpirjen në 18 vjeç, por disa shtete e kanë rritur limitin në 19 vjeç, ndërkohë që të paktën 2 qytete të tjera e kanë çuar në 21 vjeç.Kritikët e këtij projektligji kanë argumentuar se të rinjtë mund t’u drejtohen tregjeve të zeza për të blerë cigare.Kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg, i cili doli në mbështetje të projektligjit, ka 30 ditë në dispozicion për ta nënshkruar atë e për ta kthyer në ligj. Masa në fjalë do të hyjë në fuqi 180 ditë pas nënshkrimit.“E dimë se varësia ndaj duhanit mund të nisë shumë shpejt, pasi një i ri mund të përpiqet ta provojë për herë të parë, kështu që është tepër e rëndësishme që ne t’i ndalim të rinjtë të provojnë duhanin, përpara se të nisin ta tymosin atë”, tha Bloomberg, në një deklaratë.Një plan i Bloomberg për t’i hequr dyqanet e shitjes së cigareve nga sytë e publikut u braktis në fillim të këtij viti.Kështu New York-u do të bëhet tashmë një nga vendet më të populluara të Shteteve të Bashkuara, që ka vendosur një limit kaq të lartë moshor, raporton “Associated Press”. Limiti i ri moshor përfshin edhe blerjen e cigareve elektronike.