Kongresi seancë për përgjimet, Alexander: SHBA nuk ka përgjuar qytetarët europianë

Shërbimet inteligjente evropiane i kanë ndarë me SHBA-në, informatat e mbledhura nga telefonat, ka thënë kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander gjate raportimit ne komitetin e inteligjencës së Kongresit rreth përgjimit të aleatëve.Agjencia e lajmeve AFP raporton se Alexander u ka thënë ligjvënësve amerikanë se raportimet e tjera të mediave “janë plotësisht të pavërteta”.“Që të jem tërësisht i qartë, nuk bëhet fjalë për informacione të cilat ne i kemi mbledhur nga shtetasit evropianë”, citohet të jetë përgjigjur Alexander në pyetjet e ligjvënësve rreth shkrimeve të shumta të medieve, të cilat bazohen në dokumentet e publikuara nga ish-kontraktori Edëard Snoëden.Krahas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander, për të raportuar ishte thirrur edhe Drejtori Kombëtar për Inteligjencë, James Clapper.Po ashtu sot, do të prezantohet drafti për një ligj të ri, i cili do t’iu ndalojë shërbimeve inteligjente amerikane të kryejnë përgjime pa urdhër me shkrim, si dhe të përdorin të dhënat e mbledhura nga përgjimet për të kërkuar informata mbi shtetasit amerikanë.