Obama dhe Netanyahu diskutojnë për Iranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka diskutuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me programin atomik të Iranit, negociatat paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve dhe për çështje të tjera në Lindjen e Mesme.Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy liderët biseduan në telefon mbrëmë vonë.Kjo bisedë u bë në periudhën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i zbusin shqetësimet e Izraelit lidhur me disa kërkesa iraniane.Teherani dëshiron që të zbuten sanksionet ndërkombëtare, por Izraeli i bënë presion presidentit amerikan, Barack Obama, që sanksionet të mbesin të tilla.Netanyahu, gjithashtu, ballafaqohet me kundërshtime në Izrael, lidhur me planet për lirimin e të burgosurve palestinezë, në kuadër të marrëveshjes për rifillimin e bisedimeve paqësore me palestinezët, që ishin ndalur për një kohë të gjatë.Këtë marrëveshje e kishte ndërmjetësuar sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.