BE edhe 12 muaj sanksione për Bjellorusinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2013, 08:58
Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë sanksionet ndaj Bjellorusisë.Në një deklaratë të publikuar të marteën, BE ka sqaruar se zgjatja e sanksioneve vjen si pasojë e keqtrajtimit të të burgosurve politikë, abuzimit të të drejtave të njeriut dhe mungesës së reformës demokratike dhe asaj ligjore.Vendimi nënkupton që ngrirja e aseteve dhe ndalesa për hyrjen në BE, do të vazhdojë të vlejë deri më 31 tetor 2014, për 232 individë dhe 25 kompani bjelloruse.Por, BE-ja ka shtuar se vazhdon të mbetet e përkushtuar në “polikën e saj të angazhimit kritik me Bjellorusinë”, me qëllim promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.