Fakte dhe dëshmi të reja për çështjen "Condordia"

Kërcimtarja me origjinë moldave Domnica Cemortan ka pranuar se kishte një lidhje romantike me kapitenin e Costa Concordias gjatë kohës që anija ishte në udhëtim dhe dëshmoi se kishte qenë në shoqërinë e kapitenit në kohën që Concordia u përmbyt. Në tragjedinë e janarit të vitit 2011 nga përmbytja e anijes Concordia pranë brigjeve italiane, gjetën vdekjen 32 persona.Në dëshmitë e dhëna gjatë seancës gjyqësore përfshihet edhe dëshmia e një anëtari ekuipazhi, i cili i ka kërkuar kapitenit të udhëtonte në afërsi të ishullit Tuskan, si dëshirë e familjes së tij.Ish-kapiteni i anijes Francesco Schettino, i cili rrezikon dënim me 20 vjet burg, akuzohet për shpërdorim detyre dhe largim nga vendi i punës.Kapiteni ka pranuar fajin për tragjedinë, por avokatët e tij pretendojnë se dyert mbrojtëse të anijes nuk funksionin mire. Akuza janë hedhur edhe mbi timonierin, pasi ish-kapiteni pretendon se ky i fundit nuk ka zbatuar urdhrin për ngadalësimin e shpejtësisë së anijes. Timonieri është gjykuar në një proçes tjetër gjyqësor dhe është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.Gjykata e cila po merret me çështjen, ka thirrur për të dhënë dëshminë 1000 pasagjerët e shpëtuar nga përmbytja.Një javë pasi kishte nisur udhëtimin anija, Costa Concordia me 3200 pasagjerë në bord u përmbyt ndërsa udhëtonte shumë afër ishullit tuskan pasi hasi në shkëmbinj.Operacioni i shpëtimit të pasagjerëve kërkoi 18 orë, ndërsa u deshën muaj të tërë për stabilizimin e anijes 290 metra të gjatë për të cilën u deshën një ekip prej 500 inxhinierësh.