Forbes: Vladimir Putin, personi më i fuqishëm në botë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është shpallur personi më i fuqishëm në botë nga revista "Forbes", për kontrollin që vazhdon të ketë në Rusi dhe në skenën ndërkombëtare.Lista prestigjoze e Forbes e rendit Putin këtë vit si njeriun më të fuqishëm, ndërsa Presidenti amerikan Barack Obama, renditet i dyti, i ndjekur nga presidenti kinez, Xi-Jinping.Kryesimi i listës nga Putin vjen për shkak të rritjes së ndikimit të tij në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në rolin e tij në ndërprerjen e sulmeve ndaj regjimit të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad. Në vazhdim të listës janë Papa Françesku si i katërti, Kancelarja gjermane Angela Merkel e pesta, Bill Gates nga fondacioni Bill & Melinda Gates.Në listën e revistës Forbes këtë vit gjenden 72 personalitete në mesin e shefave të shteteve dhe të qeverive, financierëve, filantropistëve dhe biznesmenëve.Në përzgjedhjen dhe renditjen e personaliteteve nga Forbes janë përdorur 3 kriteret bazë: numrin e njerezve, shumat e parave dhe sferat e influences që ata kontrollojnë.Të 72 personalitetet që variojnë nga mosha 40 dhe 89 vjeç janë shumica meshkuj, vetëm 9 prej të cilave janë femra, ku sigurisht kancelarja Merkel edhe pse në vendin e pestë është femra më e fuqishme në planet.Një tjetër femër me ndikim të madh në botë paraqitet edhe Hillary Clinton, kandidatja më potenciale për Presidencën e ardhshme të SHBA.Presidenti amerikan që pas zgjedhjes si kreu i SHBA është përzgjedhur nga Forbes si njeriu më me ndikim përveç vitit 2010, ndërsa mendohet se kriza e borxhit amerikan këtë vit ishte një nga shkaqet kryesore pse Barack Obama ka pësuar rënie në renditje.