Tensionohen marrëdhëniet SHBA-Arabia Saudite
Tensionet mes Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara janë duke shkaktuar një tendosje të rëndë mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.Zyrtarët sauditë janë të zemëruar me politikën amerikane ndaj luftës së përgjakshme civile në Siri. Në Egjipt, sauditët po mbështesin qeverinë ushtarake.Ndërsa, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar ndihmat me vlerë prej qindra miliona dollarësh për Egjiptin pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Mohamed Morsi.Por sauditët janë më të shqetësuar rreth fuqisë ushtarake të rivalit të tyre, Iranit dhe një shkrirjeje të mundshme të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Teheranit që lidhet me programin e debatueshëm bërthamor të Iranit.Riadi është i pakënaqur sepse Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë më agresive në armatosjen e rebelëve sirianë.Sauditët janë ankuar edhe në lidhje me vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të rënë dakord për një marrëveshje për eliminimin e armëve kimike të Sirisë në vend të fillimit të një sulmi me raketa kundër presidentit sirian Bashar al Asad , i cili tani duket të jetë në një pozitë më të fortë."Nuk shoh ndonjë pengesë për të vënë kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme," tha presidenti sirian Bashar al-Assad.Riadi madje ka refuzuar të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thenë se aty ka mungesë suksesi në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se ai e kupton zhgënjimin saudit me disa prej vendimeve të Uashingtonit, por thotë se aleatët janë duke punuar së bashku."Jam i bindur se pikëpamjet tona përputhen dhe unë pres që ne të punojmë ngushtë me miqtë tanë sauditë dhe aleatët".Riadi është më i shqetësuar në lidhje me mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve të administratës së presidentit Obama me Iranin, pas një bisede telefonike simbolike midis presidentit amerikan dhe homologut të tij të ri iranian.Analistët thonë se është tepër herët për të kuptuar nëse zemërimi i Arabisë Saudite me Uashingtonin është thjeshtë një grindje diplomatike apo një konflikt i madh në marrëdhëniet dypalëshe.