OKB: Konfirmohet poliomeliti në Siri
OBSH-ja jep alarmin se në Siri është përhapur sëmundja e poliomelitit. Përfaqësues të OKB-së në Siri raportojnë se deri tani janë identifikuar më shumë se 10 raste të fëmijëve të prekur nga sëmundja, ndërsa po shqyrtohen edhe 12 raste të tjera.Poliomeliti është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet si pasojë e helmimit nga ushqimet dhe uji i ndotur, ndërsa targeti i sëmundjes deri tani janë fëmijët nën moshën 2 vjeç.Zyrtari i OBSH-së, Oliver Rosenbauer, u shpreh se gjendja është alarmante pasi sëmundja ka një shkallë të lartë ngjitëse dhe në provincën më të prekur të vendit, Deir al-Zour, numërohen rreth 100.000 fëmijë të pavaksinuar nën moshën 5 vjeç të rrezikuar nga sëmundja."Sigurisht që kjo është një sëmundje ngjitëse pasi me lëvizjen e njerëzve, kjo mund të përhapet dhe në zona të tjera. Rreziku për përhapjen e sëmundjes në gjithë rajonin paraqitet i lartë” u shpreh Rosenbauer nga Gjeneva.Siria ka që në vitin 2011 që po kalon një luftë civile ku më shumë se 4 milionë sirianë janë detyruar të largohen nga vendi, ndërsa banorët që kanë qëndruar brenda territorit sirian kanë dhënë alarmin për mungesë ushqimesh, medikamentesh dhe ndihma humanitare.