Japonia: Kina po kërcënon paqen

Ministri japonez i Mbrojtjes akuzoi Kinën për sjelljen e saj "arrogante", që sipas tij po kërcënon paqen në rajon.Komentet e ministrit Itsunori Onodera u bënë në kuadrin e një përshkallëzimi të vazhdueshmë të tensionit në zonë, për shkak të patrullimeve që të dy palët bëjnë nëpërmjet luftanijeve të tyre, që shpesh herë janë afruar deri në disa qindra metra nga njëra-tjetra.Dy superfuqitë aziatike janë të përfshirë në një përballje afatgjatë diplomatike mbi të drejtën për të ushtruar sovranitetin mbi një grup ishujsh të vegjël të njohur si Senkaku apo Diaoyu në kinezisht.Ishujt rreth të cilëve besohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror nën shtratin e detit pretendohen edhe prej Tajvanit.Retorika është rritur në ditët e fundit, me Japoninë që ka raportuar për rritje të prezencës ushtarake kineze në ujrat përreth Senkakut.