Siri, i dërguari Brahimi u takua me presidentin Assad
I dërguari i Ligës Arabe dhe i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, sot është takuar me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekje për të shtuar mbështetjen për konferencën e paqes, e cila është shtyrë prej kohësh.Takimi i sotëm që u mbajt në Damask ka zgjatur më pak se një orë.Nuk ka informacione për përmbajtjen e bisedimeve në këtë takim.Konferenca ndërkombëtare paqësore, e quajtur Gjeneva 2, e parashikuar për muajin e ardhshëm, ka për synim fillimin e një procesi politik në Siri për përfundimin e Luftës Civile në këtë vend, nga e cila deri tani, janë vrarë më se 100 mijë njerëz.Opozita e Sirisë është e ndarë lidhur me çështjen se a duhet të jetë pjesëmarrëse në këtë konferencë, ndërsa presidenti Bashar al-Assad, dhe aleati i tij, Irani, thonë se do të marrin pjesë në konferencë nëse nuk ka parakushte.